Një javë pas debatit që esklaoi në dhunë mes Frashër Krasniqi dhe Milaim Zeka, deputeti i Nismës për Kosovën ka thënë se do të debatonte sërish me deputetin e Vetëvendosjes, nëse do të ishte e nevojshme.
“Po ta ftoje sot ti këtu edhe Frashërin, për mua nuk do të ishte problem që të debatoja me të sepse nuk frikësohem”, ka thënë Zeka.
Të premtën e kaluar, Milaim Zeka dhe Frashër Krasniqi u rrahën me njëri-tjetrin live në emisionin “Info Lokale” në Klan Kosova.