Milaim Zeka: Kadri Veseli më paralajmëroi se Vetëvendosje do të më rrah

06.10.2017 22:12:32

Deputeti Milaim Zeka është duke u rrëfyer në emisionin “Zonë e Lirë” në Klan të Shqipërisë.

Zeka ka thënë se ka qenë i paralajmëruar se do të rrahet nga Vetëvendosje, dhe për këtë thotë se e ka paralajmëruar Kadri Veseli.

“Kadri Veseli ka pas informata prej shefit të AKI-së, më tha që Vetëvendosje është duke u përgatit me të goditë. Mos shëtit nëpër korridoret e Parlamentit”, tha ai.