z. Haki Rugova u takua me përfaqsues të Organizatës se Veteranëve të dalë nga lufta

19.10.2017 17:03:03

z. Haki Rugova u takua sot me përfaqësues të Veteranëve të UÇK-së dhe diskutuan për projekte të ndeyshme të realizuara në komunën e Istogut.

Para veteranëve Z. Haki Rugova shpalosi planprogramin e investimeve edhe për katërvjetorin e ardhshëm.
Në një postim në facebook, kryetari i Istogut,z. Rugova shkroi:
Sot u takuam me përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Dalë nga Lufta. Bashkë me ta diskutuam për projektet e realizuara në bashkëpunim me komunën si dhe mundësitë që komuna dhe organizata kanë në të ardhmen për realizimin e qëllimit kryesorë të përbashkët që është nderimi dhe respektimi institucional për të gjithë njerëzit që kanë qenë të përfshirë në luftën e fundit si dhe në të gjitha periudhat e mëhershme të përpjekjeve për shtet ndërtim.