Muharrem Svarqa: Sondazhet tregojnë se do të fitojmë pa balotazh

19.10.2017 17:18:35

Kandidati për të parin e Ferizajt nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muharrem Svarqa, ka theksuar se asnjë kryetar më herët i kësaj komune nuk ka pasur fatin që ta përfundoj mandatin e tij.

 

Ai në një intervistë ka thënë se në këtë mandat sipas tij, qeverisja lokale ka udhëhequr me pastërti dhe pa asnjë aferë korruptive.

“Nuk keni pa asnjë keqpërdorim të parasë publike, gjë e cila është vlerësuar dhe po vlerësohet shumë nga qytetarët tonë. Kjo na tregon se ata duan vazhdimësi dhe rikonfirmim të punës sonë edhe në mandatin tjetër”, ka shtuar Svarqa.

Ai është shprehur i bindur se do ta fitoj garën e 22 tetorit pa balotazh, duke shtuar se këtë e kanë dëshmuar sipas tij, edhe sondazhet serioze ndërkombëtare.

“Gara zhvillohet për vendin e dytë. Ne jemi të parët, dukshëm në një distancë me partitë tjera. Gara për vendin e dytë zhvillohet në mes Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (VV)”, ka theksuar Svarqa.