Meta “shpërthen” me kërcënime: Unë do mbroj Shqipërinë nga Edi dhe miliarderët!

02.07.2019 11:29:08

Presidenti Ilir Meta në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat ka sulmuar hapur kryeministrin Edi Rama, duke i thënë se do ta mbrojë Shqipërinë nga ai dhe miliarderët e tij.

“Tani kam një thirrje tjetër për zgjidhjen e krizës “Edi Thellohu”. Nëse t’i nuk je i pavarur për të marrë vendimet e duhura për popullin tënd dhe kombin tënd dhe gjithë shqiptarët e tu, unë dhe gjithë shqiptarët që na ka ngelur një pikë gjaku do ta mbrojmë Shqipërinë kundër të gjithë atyre miliarderëve që rrinë me ty”, tha Meta.