Politikani austriak: Kosova shpalli pavarësi të njëanshme

14.10.2017 22:32:45

Lideri i Partisë së Lirisë në Austri, Heinz Christian-Strache ka thënë se gjendja e tanishme e Kosovës, nuk është një zgjidhje e qëndrueshme.

Sipas tij, standardet dhe e drejta për vetëvendosje duhet të jenë të vlefshme për të gjitha kombet, dhe se duhet të respektohet zbatimi i ligjit ndërkombëtar.

“Në Kosovë, në kundërshtim me rezolutën 1244 të OKB-së ka ndodhur një deklaratë e njënashme e pavarësisë, e cila është në kundërshtim me të drejtën nërkombëatre. Në Kataloni populli u ftua të bënte një deklaratë, kurse autoritetet iu përgjigjën brutalisht qytetarëve”, tha Stracher, transmeton lajmi.net

Strache tha se për Kosovën dhuet të bëhet një zgjidhje ndryshe.

“Megjithatë është gjithashtu e rëndësishme se për Kosovën duhet të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme. Një pjesë e zgjidhjes mund të jetë që Kosova ta ketë të drejtën e vetëvendosjes, dhe së paku statusin e autonomisë gjithpërfshirëse”, tha ai.

Kujtojmë se Austria është një nga vendet e para që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.