Sulmohet treni i linjës Prishtinë-Pejë

19.10.2017 13:30:49

Treni i linjës Prishtinë-Pejë është sulmuar gjatë ditës së djeshme nga disa persona të panjohur.

Sipas drejtuesit të trenit, përderisa ai ishte duke drejtuar trenin e kësaj linje, saktësisht në fshatin Klinavc të Klinës, të dyshuar të panjohur kanë hedhur gurë në drejtim të trenit, me ç’rast e kanë thyer xhamin e vagonit të parë.

Sipas policisë, përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.