Sikurse me shumë bonorë, antarë e simpatizues të LDK, z. Haki Rugova, Kryetar i Istogut, u takua edhe me banorët e fshatrave Dubravë dhe Kërrninë.
Z.Haki Rugova, para këtyre banorëve shpalosi planprogramin e qeverisjes së tij edhe për katërvjet. Diskutoi me banorë për nevojat e tyre, njeherit u premtoi realizimin e projektëve prioritare, furnizimin me ujë të pijës, njëashtu edhe rregullimin e infrastrukturës.
Postimi i z. Rugova në facebookë:
Mbrëmë, vizituam banorët e fshatrave Dubravë dhe Kërrninë, ku para tyre kemi paraqitur plan programin tonë të qeverisjes së ardhshme si dhe diskutuam së bashku për mundësinë e realizimit të projekteve prioritare për këto dy fshatra, që janë furnizimi i rregullt me ujë të pijes si dhe rregullimin i infrastrukturës.
Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme.