Muharrem Svarqa: Lidhja jonë me qytetarët shumë e fuqishme!

20.10.2017 17:56:35

Kryetari Svarqa po përmbyll projekte të ndryshme infrastrukturore dhe të tjerë janë në proces realizimi.

Në një postim në facebook, z. Svarqa ka njoftuar për rrugën 5 kilometërshe që ka mbërritur edhe në Papaz, duke gëzuar banorët e kësaj ane.

Po ashtu, ai ka premtuar se tjera projekte dhe investime do të ketë gjatë 4 viteve të ardhshme.

Ky është postimi i plotë i z. Svarqa:

Edhe në fshatin Papaz mbërrijnë investimet milionëshe. Një rrugë e re 5 kilometërshe tashmë ka gëzuar banorët e kësaj ane. Rrugët lidhin njerëz e mundësojnë investime të reja. Kurse lidhja jonë me nevojat e popullatës ferizajase do të jetë shumë e fuqishme në 4 vitet e ardhshme.