Metoda e re e ISIS, shpërthen bombën në dhomën me të burgosur

15.08.2016 17:08:32

Terroristët e ISIS kanë burgosur në një dhomë 25 qytetarë të qytetësit Al Khuxhe në Irak dhe më pas kanë shpërthyer bombën, duke vrarë të gjithë personat që gjendeshin në të.

Terroristët e ISIS në qytetin Al Khuxhe në provincën Kirkuk, kanë dënuar me vdekje 25 persona për shkak të bashkëpunimit dhe lidhjeve me forcat e sigurisë irakiane, duke i futur me një dhomë dhe më pas kanë shpërthyer bombën.

Dje terroristët e ISIS kanë dënuar  me vdekje 6 persona në qytetin Mosul, duke u hedhur katran të nxehtë në trup. Vlen të theksohet se terroristët e ISIS kohëve të fundit kanë pësuar disfata të rënda në qytetin Mosul në Irak.