Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të fundjavës do të ketë rënie të temperaturave.
Sipas IHMK-së, të shtunën do të ketë reshje shihu e të cilat në disa vende do të vazhdojnë edhe të dielen
“ Të shtunën priten reshje shiu të cilat vende-vende do të vazhdojnë edhe ditën e diel me intensitet më të dobët”.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi deri 13m/s”, thuhet në njoftim.






































