Haskuka: Nuk jam pishman që kam hedhur ujë në drejtim të ish – kryeministrit Mustafa (Video)

03.11.2017 21:24:33

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se nuk është pishman që ka hedhur ujë në drejtim të ish-kryeministrit Mustafa në legjislaturën e kaluar të Kuvendit të Kosovës.

“Atë e kam bërë me gjithë mendje dhe askush nuk më ka detyruar. Nuk i bie pishman sepse Kosova atë kohë rrezikohej nga Asociacioni i Komunave Serbe dhe Demarkacioni, ka qenë një veprim simbolik, dhe mendoj se në rastin e njëjtë kisha veprua prapë njëjtë kushdo që kish qenë aty”, ka thënë Haskuka.

Ai ka shtuar se nuk ka pasur asgjë personale me ish-kryeministrin Mustafa.