Edi Rama në Marok: Nëse Serbia njeh Kosovën bën një hap të madh para

03.11.2017 21:04:05

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka qenë sot në një vizitë zyrtarë në Marok. Kjo vizitë ishte në kuadër të edicionit të dhjetë të Konferencës të Politikave Botërore.

Në fjalën e mbajtur në këtë konference Rama, foli për rëndësinë që ka bashkëpunimi dhe fqinjësia e mirë. Sipas tij në Ballkan ka një mënyrë të re të jetuarit.

Po ashtu fjala e kryeministrit iu fokusua dhe tek dialogu Kosovë Serbi, sipas tij Kosova është një shtet i pavarur dhe sovran dhe Serbia nëse e njeh bën një hap para.

Integrim i Shqipërisë në bashkimin Evropian ishte një çështje tjetër shumë e rëndësishme që u diskutua nga kreu i qeverisë në vizitën e tij në Marok.