Shpejtim Bulliqi, kryetar i Komisionit Shtetëror për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, deklaroi sot se anëtarë të këtij institucioni, kanë vizituar arkivat shtetërore të ushtrisë në Kroaci e Slloveni.
Ai tha se atje kanë gjetur dokumente por të cilat nuk i komentoi, pasi tha se do t`ia paraqesin të përmbledhura në raport, kryeministrit Haradinaj.






































