Lutfi Haziri: Kurteshi nuk është përnjëmend Vetëvendosje

06.11.2017 21:18:10

Kandidati për kryetar të Gjilanit, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se kundërkandidati i tij, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Sami Kurteshi, nuk është përnjëmend VV.

Haziri në emisionin “Duel D”, të RTV Dukagjini, ka theksuar se ai ka respekt për figurën e Kurteshit, sepse sipas tij, ka besuar se është një person që e don atdheun e tij – një patriot.

“Unë kam qenë pjesë e atyre që kanë besuar se ai duhet të votohet për pozitën e Avokatit të Popullit. Ngjyrimi politik dhe futja nën jorganin e VV, ata që e kemi dashur me zemër na la, për ata që e duan me zemër të ftoftë. Zoti Kurteshi dallon shumë nga Vetëvendoje”, ka shtuar Haziri.