Bulliqi për kufirin: Vizituam arkivat në Slloveni dhe Kroaci

06.11.2017 20:21:34

Shpejtim Bulliqi, kryetar i Komisionit Shtetëror për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, deklaroi sot se anëtarë të këtij institucioni, kanë vizituar arkivat shtetërore të ushtrisë në Kroaci e Slloveni.

Ai tha se atje kanë gjetur dokumente por të cilat nuk i komentoi, pasi tha se do t`ia paraqesin të përmbledhura në raport, kryeministrit Haradinaj.