Aksident i rëndë në Lushtë të Mitrovicës, lëndohen disa persona

09.09.2017 11:27:02
Rreth orës 7:30 minuta në fshatin Lushtë, komuna e Mitrovicës, ka ndodhur një aksident ku si pasojë të aksidentuarit kanë marr lëndime trupore.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin, shkruan lajmi.net.

Kujtojmë, se lajmi.net ka raportuar dje edhe për një aksident po në këtë fshat ku humbi jetën një 37 vjeçar pasi, sipas policisë, kishte humbur kontrollin e automjetit dhe ishte hedhur në humnerë.