Shqipëri: Nis punimet Kuvendi i ri, Besnik Bare drejton seancën pasi Berisha refuzoi

09.09.2017 11:36:17

Ka nisur punimet seanca e parë e legjislaturës IX të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit. Seanca e parë drejtohet nga deputeti socialist Besnik Bare pasi deputetët e opozitës refuzuan të drejtonin një seancë ku do të votohet për kryetar kuvendi Gramoz Ruçi.

PS e nis legjislaturën re të Kuvendi me 74 deputetë, PD me 43 deputetë , LSI me 19 deputetë, PDIU 3 dhe PSD 1 deputet.

Në bazë të rregullores, Bare caktoi 3 deputetët më të rinj të kuvendit si sekretarë të tij deri në ngritjen e Byrosë. Ata jane Anduel Xhindi, i PS, Kejdi Mehmetaj nga LSI dhe Izmira Ulqinaku e PD.

Gjithashtu, gjate kesaj seance u caktuan edhe 9 deputetet, 5 nga mazhoranca dhe 4 nga opozita qe do te perbejne Këshillin e Përkohshëm të Verifikimit të Mandateveqë do të shqyrtojnë dokumentacionin e çdo deputeti.