Kryetari i Istogut z. Haki Rugova sot ka inspektuar punimet që janë duke u bërë në rregullimin e Palestrës se Sportëve në Istog. Ai tha se punimet janë duke u realizuar me një intensitet të shpejt, brenda vitit pritet qe të përfundojnë këto punime.
Ky është postimi i z. Haki Rugova në facebook:
Sot inspektuam punimet që janë duke u realizuar për finalizimin e projektit për ndërtimin e Palestrës Sportive në Istog.
Punimet janë duke u realizuar me një intensitet të shpejtë. Pritet që brenda vitit të ardhshëm klubet sportive të komunës së Istogut të mund të zhvillojnë aktivitet e tyre sportive në një ambient modern me standarde ndërkombëtare.







































