Ambasadori Minxhozi do të raportojë në Komision për situatën në Kosovë

17.01.2017 12:28:55
Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade gjatë mbledhjes së sotme e vuri theksin tek ngjarjet e ditëve të fundit në Kosovë.
Dade tha se pas tentativës së trenit serb të nisur nga Beogradi që kishte destinacion Mitrovicën dhe arrestimit të Haradinajt, janë provokative për Kosovën dhe stabilitetin në rajon.

“Ngjarjet e fundit në Kosovë kanë qenë provokative. Këto skena duan të kthejnë Ballkanin pas në vite.

Ngjarjet në Kosovë do të kenë vëmendjen e Komisionit. Do të mblidhet një seancë e posaçme për situatën e krijuar. Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi do të raportojë për gjendjen e krijuar atje”.