05.12.2017 22:05:43
Ky është qëndrimi i Lutfi Hazirit për demarkacionin

05 DHJETOR 2017 • 20 : 30

Për demarkacionin dhe liberalizimin e vizave është folur edhe në Kongresin e Partive Popullore Evropiane, anëtare e së cilës është Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në punimet e saj vjetore në Bruksel, këtë parti e përfaqësoi nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili në intervistë për Radio Televizionin e Kosovës deklaroi se sa i përket Kosovës, është shprehur shqetësimi për mbetjen e vendit pa liberalizim.

Sipas tij, është momenti i fundit që demarkacioni të votohet në Kuvend.