A i duhet Gani Dreshajt pushteti për të mbuluar humbjet nga skandali me falsifikim adresash të qytetarëve të Istogut?

12.12.2017 19:02:28

Nga Rexhep Kastrati

Gani Dreshaj, në një postim në facebook, na qenkësh munduar të paraqesë politikat e tij sociale, tē punësimit dhe të zhvillimit, gjirhnjë duke synuar t’i kundërvihet asaj që ai e quan propagandë të rrejshme të LDK-së!

Mirëpo, z. Dreshaj me këtë ka treguar se ka problem me perceptimin dhe pranimin e realitetit që është shumē rëndues për të, sepse përveç informacioneve për biznes prostitucioni që po qarkullojnë gjithandej, janë edhe rreth 1300 dëshmi të falsifikimit dhe të manipulimit të të dhënave personale të qytetarëve të komunës së Istogut që rëndojnë si akuzë edhe ligjore e procedurale me të cilën do tē merret Prokuroria.

Dhe këto dëshmi janë aq rënduese dhe aq komprometuese sa nuk ka ku shkon më poshtë: të degdisësh adresat e qytetarëve të ndryshëm nga një shtet në tjetrin, nga Kosova jashtë saj dhe të fabrikosh vota nē emër të qytetarëve për llogari të Gani Dreshajt.

Për t’u bërë të gjitha këto, do të duhej një makineri e tërë, e pse jo edhe implikime institucionesh të ndryshme, pasi që të merren të dhënat personale, që do të duhej të mbroheshin me ligj, nuk mund të bëhej pa implikime të tilla.

Sa ka kushtuar gjithë ky proces manipulimi dhe falsifikimi të të dhënave personale të qytetarëve? Sigurisht se pa para nuk është bërë gjitjë kjo!

Manipulimin dhe falsifikimin e të dhënave të qytetarëve e ka konfirmuar edhe KQZ kur ka deklaruar se nga rreth 1400 vota me postë, vetēm 86 janë të konfirmuara si të sakta. Kurse PZAP-i ka depozituar në Prokurori një dosje për hetimin e gjithë këtij skandali zgjedhor.

E në vend se t’u kërkojë falje qytetarëve të Istogut, administratës shtetërore dhe KQZ, Gani Dreshaj guxon të flasë për propagandë të rrejshme të LDK-së! E kjo është më shumë se mungesë përgjegjshmërie, më shumë se mungesë parimesh morale. Apo ndoshta përgjegjshmëria dhe moraliteri janë të huaja për dikë që përfolet për biznes prostitucioni?

Përballë gjithë këtyre çdo përrallë dhe fjalë e bukur për parajsë tokësore që Gani Dreshaj rhotë në postimin e tij në facebook, është vetëm një hipokrizi dhe një vazhdimësi e manipulimit me ndjenjat dhe situstat e qytetarëve të Isrogut, të cilët me qytetari dhe kurajo denoncuan masakrën zgjedhore dhe skandalin me shtrirje në shumë shtete.

Vallë si mund të premtojë Gani Dreshaj parajsë tokësore kur pa qenë në pushtet, mashtron, falsifikon dhe cenon rëndë të dhënat e atyre qytetarëve që u premton parajsën tokësore?

Si mund të besojnë qytetarët e Istogut një parajsë tokësore nga Gani Dreshaj kur atyre ua ka marr identitetin dhe i ka vënë në shërbim të marrjes së pushtetit me çdo kusht?

Vallë a mos po e synon pushtetin për të plaçkitur buxhetin komunal, për të përvetësuar prona të komunës dhe të shtetit dhe për të shpëtuar nga bankroti i bizneseve të tij?

Dhe në këtë kontekst, e vetmja e vërtetë që mund të besohet nga atë që thotë në postimin e tij, është se do të rrisë numrin e familjeve në nevojë, pra do ta rrisë fukarallëkun!

E kjo po, mund të besohet se edhe Ramushi premtoi parajsë tokësore, liberalizim vizash dhe vendime të mëdha, dhe të vetmet vendime “të mëdha” deri tash është kthimi i Kryeministrisë në ambient ku bijat e inxhet, hallat e tezet kthehen për kafe, dhe i një maratone zëvendësministrore.