Armend Zemaj: Demarkacioni, lojë e ultë për pushtet (Video)

18.12.2017 21:40:25

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, në emisionin IndoBox të RTV Dukagjinit, ka thënë se nuk ka vota për ta kaluar çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Zemaj akuzoi kryeministrin aktual, Ramush Haradinajn, për lojë të ultë më këtë çështje, që qëllimin e vetëm e ka pushtetin.

Ai foli edhe për liberalizimin e vizave, duke thënë se për këtë çështje po jepen data të pabazuara.

Deputet i LDK-së foli edhe për rezultatin në Istog, për çka tha se kjo çështje është mbyllur si proces i rregullt, ndërsa pala tjetër mund të ankohet në instancat përkatëse.