Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike po bën shqyrtimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Kryesuesi i Komisionit për Shënjimin e Vijës Kufitare, Shpejtim Bulliqi ka përsëritur se komisioni i kaluar ka bërë shkelje duke përcaktuar një vijë të re kufitare.
“Komisioni i kaluar i ka tejkalu kompetencat e tija duke i lejuar vetës të përcaktojë vijën e re kufitare pa një marrëveshje paraprake. Kjo është jashtë kompetence nuk është dashtë me ardh puna deri këtu. Aty është thënë se kufiri shtetëror do të shënohet me shenja kufitare, në periudhën dy vitshe nga hyrja në fuqi e kësaj marrëveshje. Kjo bën me kuptu që komisioni ka bërë përcaktim të vijës kufitare e jo shënjim të vijës kufitare”, ka deklaruar Bulliqi.






































