Tiranë, aksidentohet patrulla e policisë, plagoset një efektiv

26.12.2017 10:07:01

Një punonjës policie mbeti i plagosur në një aksident rrugor të ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të Stacionit të Trenit në kryeqytet.

Punonjësi i policisë po lëvizte me motor së bashku me një koleg të tij kur një i moshuar i ka dalë para motorit duke e detyruar të devijonte. Për pasojë motori është rrëzuar.

Efektivi i policisë është dërguar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërkohë, kanë nisur hetimet për zbardhjen plotë të rrethanave të aksidentit.