Në Kamëz është zhvilluar mesditën e sotme një takim i demokratëve për të kujtuar 27 vjetorin e themelimit të degës së PD-së në këtë qytet, ku ishte i pranishëm edhe kryedemokrati, Lulzim Basha.
Krijimi i aleancës së vlerave ishte pika kyçe në fjalën e kreut të opozitës. Basha ftoi qytetarët që t’i bashkohen protestave të opozitës, të cilat pritet të startojnë në fund të janarit.
Ai theksoi se aleanca e vlerave do të shembë atë të krimit dhe akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama për lidhje me krimin.
Basha u ndal edhe tek shkarkimi surprizë i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako duke thënë se ai u bë kurban, për të shpëtuar kokën e Edi Ramës.