Thaçi: Miratimi i ligjit për gjuhën shqipe, hap i rëndësishëm i zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit

11.01.2018 16:41:46
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se miratimi i ligjit për  përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare nga Parlamenti i Maqedonisë është një e arritur e lartë demokratike për këtë shtet.

Ai ka thënë se ky veprim është një hap i rëndësishëm i zbatimi të Marrëveshjes së Ohrit

Thaçi me anë të një postimi në facebook, ka uruar qytetarët shqiptarë në Maqedoni.

“Miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare nga Parlamenti i Maqedonisë është një e arritur e lartë demokratike për këtë shtet fqinj, që ndër të parët njohu pavarësinë e Kosovës. Miratimi këtij ligji është një hap i rëndësishëm i zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe forcon edhe më shumë bashkëjetesën dhe perspektiven evropiane të Maqedonisë”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Thaçi ka uruar qytetarët shqiptarë në Maqedoni.