LDK pret rezultatin përfundimtar në Prishtinë, për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetueses

29.11.2017 12:20:58

Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka vendosur që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar rinumërimin e votave për kryetar të Prishtinës.

Florian Dushi nga LDK-ja ka thënëse po presin rezultatet përfundimtare, më pas do të vendosin.

“Nuk është vendosur ende, po i presim rezultatet përfundimtare, më pas do të vendosim”, ka thënë Dushi

LDK-ja  e ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës Supreme që refuzoi vendimin e PZAP-së për tu rinumëruar votat në Prishtinë dhe Prizren.

Po ashtu LDK-ja ka dhënë qëndrim publik, duke mos pranuar rezultatin në Prishtinë.

Gara në kryeqytet në mes LDK-së dhe VV-së ishte 365 vota në favor të kësaj të fundit.