Gëzuar, 9 vjetori i Pavarësisë!

16.02.2017 16:47:09

Në këtë përvjetor të shpalljes së Pavarësisë, përgëzoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, në veçanti, shpreh respektin tim të thellë ndaj të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë tonë.
Po ashtu, në këtë ditë feste, përgëzoj gjithë personelin e Ministrisë së Drejtësisë për angazhimin maksimal dhe fuqizimin e sundimit të ligjit.
Edhe në këtë përvjetor, shprehim përkushtimin tonë të sinqertë për procesin euro-integrues, duke qenë të bindur se kjo është e vetmja rrugë që siguron të ardhme me dinjitet, për neve dhe fëmijët tanë.

Gëzuar dhe urime!