Selimi: PAN-i e solli Kosovën në varësi të Listës Serbe

06.09.2017 20:45:33

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka komentuar ngjarjen e fundit mbi marrëveshjen e PAN-it me AKR-në dhe marrëveshja po diskutohet për t’u arritur me Listën Serbe.

Selimi ka thënë, PAN-i e solli Kosovën dhe formimin e institucioneve të saj në pritje (varesi) të Listës Serbe, transmeton lajmi.net.

“PANI-i e mori AKR-ne, por e fundit po del te jete Lista Serbe qe do ta determinoje se a do te kete Kosova qeveri apo jo. E, ata kane kushte”, ka shkruar Selimi në Facebook.

Lexo shkrimin e plotë:

“E tash?

PAN-i e solli Kosoven dhe formimin e institucionetve te saj ne pritje (varesi) te Listes Serbe.

PANI-i e mori AKR-ne, por e fundit po del te jete Lista Serbe qe do ta determinoje se a do te kete Kosova qeveri apo jo. E, ata kane kushte.

Edhe sikur te kete qeveri te PAN-it, po dihet kush e ka fjalen e fundit – Lista Serbe.

Ne kete pike e sollen Kosoven”, shkruan ai.