As pas 5 orë negociatash nuk ka marrëveshje: “Mollë sherri” Ministria e Bujqësisë!

06.09.2017 20:33:15

Edhe pas më shumë se pesë orë bisedimesh, koalicioni PANA (PDK-AAK-Nisma-AKR) nuk ka mundur të gjejë zgjidhje për kërkesën e Listës Serbe që të drejtojë me Ministrinë e Bujqësisë.

Kjo bllokadë mbetet e tillë edhe pas zhvendosjes së krerëve të PANA dhe Listës Serbe nga hoteli i Behgjet Pacollit në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se takimi në Kuvend është duke vazhduar edhe në këto momente (ora 20 e 10 min).

Në këtë takim po marrin pjesë krerët e koalicionit PANA, ata të Listës Serbe, si dhe ata të pakicave tjera joserbe, raporton lajmi.net.