Një 61-vjeçar është gjetur i pajetë poshtë pallatit të tij mëngjesin e sotëm në qytetin e Sarandës. Burime nga policia lokale bëjnë me dije se viktima është shtetasi Leonard Qesari. Nga hetimet paraprake pas këqyrjes së kamerave të sigurisë rezulton se 61-vjeçari është rrëzuar nga shkallët e pallatit ku banonte dhe ka ndërruar jetë pak momente më vonë.
“Rreth orës 05:25, në lagjen ”Nr.4”, mbi trotuar është gjetur i pajetë dhe me dëmtime në kokë e pjesë të trupit, shtetasi L.Q., 61 vjeç, banues në lagjen Nr.4, Sarandë. Nga verifikimi paraprak dhe këqyrja që u është bërë kamerave ka rezultuar se shtetasi ka rënë nga shkallët e katit të gjashtë në hyrjen e pallatit ku banon dhe pasi ka rënë është munduar të ngrihet e të ecë ku më pas ka ndërruar jetë mbi trotuar”.
Nga veprimet e para hetimore të kryera dyshohet se shtetasi ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike.