Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj iniciativës serbe për ngritjen e përmendores së Slobodan Millosheviqit, në Serbi.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj ka thënë se i kundërshtoj përpjekjet në Serbi për ta pastruar emrin e Millosheviqit nga përgjegjësia për krimet e luftës.
“Kundërshtojm fuqishëm përpjekjet në Serbi për të pastruar Slobodan Millosheviqin nga përgjegjësia për krimet e luftës dhe aktet e gjenocidit në Ballkan. Rehabilitimi i Millosheviqit është sulmi më serioz ndaj paqes dhe pajtimit në rajon. Një precedent shumë e rrezikshme ndërkombëtarisht”, ka shkruar Hoxhaj.