Universitetet e rangut botëror në Kosovë

19.08.2016 16:05:09

Cybometric Lab i Këshillit Spanjoll për Kërkim Shkencor ka publikuar rezultatet e rankimit të institucioneve botërore te arsimit të lartë Webometrics. Sipas rankimit, Universiteti i Prishtinës (UP) dhe UBT janë liderë në cilësisë arsimore në Kosovë. UBT rankohet si institucioni më i mirë jo-publik ndërsa UP mbetet lidere në ofertën arsimore publike.

Në ciklin e fundit të vlerësimit të institucioneve botërore të arsimit të lartë 2016, Webometrics ka bërë vlerësimin e institucione të arsimit të lartë. Në kuadër të vlerësimit është përfshirë edhe sektori i arsimit të lartë në Kosovë. Në bazë të rezultateve të publikuara, Universiteti i Prishtinës dhe UBT prijnë në Kosovë për nga prezenca, publikimet dhe ndikimi i tyre në web platformën ndërkombëtare. Nga institucionet tjera publike të arsimit të lartë është vetëm Universiteti i Prizrenit që ka depërtuar në listën e vlerësimit anipse tejet prapa institucioneve tjera.