Vetëm 19 për qind e grave kosovare shfrytëzojnë trashëgiminë

20.07.2016 06:44:00

Komuna e Vitisë, të martën, ka lansuar fushatën nacionale për të drejtat pronësore të grave, e cila është organizuar në bashkëpunim me USAID-in.

Sipas një hulumtimi që është bërë, vetëm 19 për qind e grave në Kosovë e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre pronësore.

Këto të dhëna janë parë me shqetësim nga ana e ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie.