Deputetët e LDK-së takuan Presidentin e Sllovenisë SHTZ Borut Pahor

13.02.2018 19:04:59

Deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës të prirë nga shefi i GP LDK, z. Avdullah Hoti, kanë takuar në Kuvendin e Kosovës, Presidentin e Sllovenisë SHTZ Borut Pahor.

Në takim u bisedua për rolin e Sllovenisë si shtet mik i Kosovës dhe për të arriturat dhe sfidat e vendit tonë në prag të shënimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Presidenti Pahor vlerësoi lart kontributin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në shtet ndërtimin e vendit dhe konsistencën e vazhdueshme në përkushtimin për integrimet euroatlantike.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, z. Hoti, e cilësoi si tepër të çmueshme mbështetjen e Sllovenisë në përpjekjet e Kosovës për zhvillim ekonomik dhe anëtarësim në organizmat e rëndësishëm ndërkombëtar.

Në takim me Presidentin Pahor morën pjesë nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Kujtim Shala, shefi i GP LDK, z. Avdullah Hoti, dhe deputetët Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku Driton Selmanaj dhe Doruntinë Maloku.