Shqipëri: PD mbështet Vlahutinin: S’ka bisedime pa luftuar drogën

05.09.2017 10:42:21

Me anë të një deklarate për media Partia Demokratike ka përshëndetur, deklaratën e bërë nga ana e Ambasadores së BE-së Vlahutin se çelja e negociatave ka si kusht luftën kundër kanabisit.

“Partia Demokratike përshëndet deklaratën e Ambasadores së BE-së Vlahutin se çelja e negociatave ka si kusht luftën kundër kanabisit. Më në fund, Ambasadorja u tha shqiptarëve të vërtetën të cilën kryetari Basha dhe Partia Demokratike e ka thënë çdo ditë për tre vjet: nuk mund të ketë çelje negociatash nëse nuk ndalet kanabisi. Kjo do të thotë se ecuria e integrimit evropian është mbajtur dhe po mbahet peng nga vetë Edi Rama. Fatkeqësisht, emërimet në krye të Kuvendit dhe të Ministrisë së Brendëshme, Edi Rama rikonfirmoi mbështetjen e tij për drogën dhe krimin. Në këto kushte, ka vetëm një mundësi për të ardhmen tonë europiane: të bëhemi të gjithë bashkë kundër drogës dhe krimit”, – thuhet në reagimin e plotë të PD-së.