Dita e sotme shënon 20 vjetorin e rënies së komandantit legjendar, Adem Jasharit së bashku me familjen e tij.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zgjedhur që ditën e sotme të bëjë homazhe për nder të rënies heroike të komandanti.
Presidenti Thaçi ka ngritur lartë veprën dhe sakrificën e Jasharajve për lirinë e Kosovës, duke thënë se komandanti do të ishte krenar për ditët e sotme në të cilat është shteti i Kosovës.
Në nderim të rënies së kësaj familje, përfaqësues institucional nga i gjithë vendi kanë organizuar të bëjnë homazhe gjatë gjithë ditës në Prekaz






































