Tifozet sulmojnë policët në Skenderaj

05.03.2018 11:05:38

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën tre policë janë sulmuar e katër qytetarë kanë pësuar lëndime trupore nga tifozët pas përfundimit të një ndeshje futbolli në Skenderaj.

“Si pasojë lëndime të lehta trupore kanë pësuar tre zyrtarë policorë dhe katër shikues”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Në këtë raport thuhet se nuk ka të arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar.