Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një video dedikuar kryetarit demokrat Lulzim Basha, ku e akuzon se po përdor ndihmën ekonomike për arsye politike.
Në video shfaqet Basha gjatë takimeve me familje, të cilave u është hequr ndihma ekonomike.
“Mirëmëngjes dhe me këtë rast domethënës, ku bëhet edhe dallimi i qartë mes atyre që duan ta përdorin ndihmën ekonomike për politikë dhe nesh, që mbështesim punësimin e atyre që nuk përfitojnë nga Skema e Re, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama në Facebook.






































