Grupi parlamentar në Kuvendin e Kosovës, 6+ ka siguruar se të gjashtë votat janë pro demarkacionit.
Duda Balje ka konfirmuar në Facebook se të gjashtë votat janë pro demarkacionit.
“Jemi gati, komplet GP 6+ dhe jemi për” shkruan Duda në profilin e saj në Facebook.
Seanca për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, tashmë ka filluar dhe shpejtë pritet që deputetët të votojnë.