Lulzim Basha uron Sulltan Nevruzin: Të mposhtim diktaturën e krimit

22.03.2018 14:27:43

Kreu demokrat Lulzim Basha ka uruar besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Nevruzit. Gjithashtu ai ka uruar demokratët për atë që ai e quan 22 marsin e historisë, dita kur PD fitoi zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri.

“Është po kështu 22 marsi historik, dita kur 26 vite më parë më 22 mars 1992, shqiptarët u bashkuan dhe mposhtën errësirën dhe tiraninë 45-vjeçare. Thirrje për një bashkim dhe zgjim vullnetesh të shqiptarëve për të mposhtur diktaturën e krimit për të marrë në dorë fatin tonë dhe për ta çuar Shqipërinë drejt destinacionit të saj hyjnor, drejt Shqipërisë së lirisë dinjitetit të punës dhe të demokracisë evropiane.

Gëzuar Sulltani Nevruzin dhe 22 marsin e historisë”, deklaroi Basha.