Sekretarja e Drejtësisë Liz Truss, ka vendosur për të krijuar njësi të veçanta brenda burgjeve për të mbajtur ekstremistët islamikë.
Diçka të tillë për arsye se këta të fundit mund të radikalizojnë të burgosur të tjerë, njofton Klan Kosova.
Liz Truss, ka njoftuar gjithashtu edhe për disa plane të tjera për të forcuar verifikimin e predikuesve islamik për të larguar edhe librat ekstremiste nga bibliotekat e burgut.
Vendime të tillë vijnë menjëherë pasi është raportuar se është parë vetëkënaqësi në rritjen e problemit të ekstremizmit islamik në burgje.
Por të pajtimit me një vendim të tillë nuk dalin të jenë kundërshtarët pasi kanë paralajmëruar se mund të bëhen heronjtë e të burgosurve islamikë, njofton Klan Kosova.
Ata gjithashtu kanë paralajmëruar se mund të dërgojnë në burgje nejrëzit më të rrezikshëm për të kryer detyrat e tyre.








































