Angazhimi ushtarak i Amerikës në Siri, për një botë më të mirë

14.04.2018 20:18:28

Nga:Skënder Mulliqi

Çdo ditë po bombardohemi nga lajmet e keqija, më tragjedi, krime… dhe situata të tjera malicioze në këtë botë të trazuar.Po ndëgjojmë për hapjën e vatrave të reja të krizave.Sigurisht më tronditësja aktualisht është lufta në Siri ku po pësojnë më mijëra civilë të pafajshem.Kërcnimet e arsyeshme të Donald Trampit karshi regjimit criminal të Bashar Al Asadit dhe diktatorit rus, Vladimir Putin për përdorim të armeve kimike ne kete shtet , e kan futur botën në rrezik të shpërthimit të një lufte më përmasa më të mëdha .Presidenti amerikan, Donlad Tramp e mbajti premtimin duke bombarduar tri bazat ushtarake kimike të Asadit më aleatet e saj, Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën.Ky ishte leksioni më I mirë së si duhet ndaluar “Bishën “ , siq e quajti Tramp kriminelin Asad .Dhe , natyrisht kjo ndërhyrje ushtarake trilaterale ishte për ti shpëtuar civilët nga këta diktatorë të cilët e kan humbur torruan. A thua si do të dukej kjo botë pa Amerikën dhe aleatet e saj të Evropës? E zhytur sigurisht në kaos .Mos të ndihen komod asnjë diktatorë në botë i madh ose I vogël ,së nuk do tu lejohet të vrasin gra dhe fëmijë të pafajshem në shtetin vet as diku tjetër , dhe as nuk do tu lejohet ti nëpërkëmbin konventat ndërkombëtare mbi të drejtat dhe liritë elementare njerëzore. Siria është rasti më eklatant I shkeljës së lirive dhe të drejtave elementare njerëzore nga regjimi criminal I Asadit dhe regjimi i diktatorit, Vladimir Putin, të cilët vranë civilë të pafajshem në një luftë katërvjeqare të pakuptimtë , e cila luftë mori mbi 450 mijë jetëra njerëzish . Këtu nuk duhet amnistuar as terroristët mizor të ISISI-it, të cilët janë bërë e keqja e madhe e kësaj bote,e ndaj të cilëve duhet të luftohet deri në fund. Amerika edhe një herë tregoi së është prijetare e mbrojtjës së vlerave demokratike në botë ,pa marre parasysh popujtë dhe racat njerëzore. Të gjitha këto lajme të cilat po na servohen po bëjnë që të kemi një gjendje shpirtërore të lëkundur, po ndikojnë që te kemi një gjendje psiqike jo stabile… Kjo botë po është më shumë e mbushur më lajme të cilat na trondisin, e sidomos na trondisin edhe më shumë aktet e ndryshme terroriste të fundamentalisteve islamik në Evropë, dhe aktet tjera terroriste nga kushdo që vijnë ato . Ngjarjet e mira si zakonisht ndodhin shumë më rrallë, ato duhet pritur që të ndodhin, kurse e keqja ndodh ashtu pa pritur, ndodhë rrufeshem. Shumica do të thonë së nuk është bashë kështu. Gjerat jetësore para nesh nuk kemi shumë mundësi ti planifikojmë, ato rrjedhin ashtu vetevetiu si rrjedhë koha. Mediet janë ato të cilat po na servojnë iformacione të cilat duhet të ndikojnë që që t’i ndryshojmë gjerat për të mirë. Duhet t’i përshtatemi situatave jetësore duke aplikuar të njejtin kriter. Nuk duhet të mësohemi më të keqën së ajo na bën të pësojmë katarsisë negativ. Tragjeditë janë të rrufeshme dhe dinë të na qesin nga binaret normal të jetës. Ato në shumë raste janë fatale për të ardhmen e njerëzimit. Është koha e internetit ku ngjarjet që mund t’i shohim në rrjete të ndryshme sociale, portale etj na zgjojnë kërsherinë tonë. Gjithmonë psiqika jonë orjentohet që sado pak të disponohemi e jo të kemi disponim të keq nga ngjarjet e tmershme të cilat po i shohim dhe po i përjetojmë . Ne, për një moment edhe vetë misherohemi më to dhe i përjetojmë shpirterisht ato…Sigurisht së bota po alarmohet nga tensionet e ngritura për luftë të Asadit, Putinit dhe qmendurakut tjetër të Koresë Veriore, Kim Jong Un, I cili ka ngritur ambiciet e sëmura për armatim bërthamor.Këto ngjarje të fundit dhe shumë ngjarje tjera të një harku kohor të shkurtër janë duke e vu seriozisht në sprovë paqën në botë. Amerika paqëdashëse më aleatë të saj në Evropë, sigurisht do ti përballojë këto provokimeve të këtyre diktatorëve , në dobi të mbajtjës së paqës botërore …