Haradinaj sonte në darkë me kryeministren serbe

18.04.2018 14:31:29

Haradinaj, gjatë vizitës së tij në Maqedoni, pritet të takohet edhe me homologen e tij serbe, Ana Bërnabiq, shkruan mediat serbe, transmeton “Zëri.info”.

Sipas “Tanjug”, kryeministrja serbe do të marrë pjesë në darkën e përbashkët të kryeministrave të Ballkanit, me atë të Bosnjës, Malit të Zi, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

Edhe më herët ishte paralajmëruar një takim joformal i kryeministrave të shteteve të Ballkanit, i inicuar nga Komisionerja Evropiane për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, mirëpo që nuk ishte konfirmuar pjesëmarrja e Bërnabiq dhe Haradinaj.

Ndryshe, Samiti i Radhës Digjital i Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Shkup gjatë ditës së nesërme.