Konfirmohet nga Trump: Shefi i CIA-s u takua me Kim Jong Un

18.04.2018 14:43:14

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump konfirmoi se shefi i CIA-s, Mike Pompeo u takua me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
“Takimi u zhvillua shumë mirë dhe marrëdhënie e mira u konfirmuan. Takimi do të jetë një gjë e madhe për botën, por edhe për Korenë e Veriut”, shkroi Trump në rrjetin social Twitter, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë, se më parë u raportua se Sekretari i Shtetit dhe ish-drejtori i CIA-s Mike Pompeo, kishte vizituar fshehurazi Korenë e Veriut gjatë pushimeve të Pashkëve.

Me këtë vizitë, Pompeo u bë i pari i zyrtarë i lartë amerikanë që ka takua me Jong Un-in dhe dha një sinjal të fortë se Trump dëshiron të bisedojë me udhëheqësin e Koresë së Veriut, raporton Reuters.