Shpërthejnë tubacionet në Tiranë

23.08.2016 15:34:57

Një situatë kaotike u krijua sot në Tiranë, pas shpërthimit të tubacioneve. Qarkullimi nga zona e Piramidës drejt Rrugës së Elbasanit në Tiranë u bllokua, pasi u çanë tubacionet në zonën e Unazës.

Uji vërshoi në rrugë duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Ekspertët e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, kanë nisur punën për të riparuar defektin.