Omrani nuk paraqet kufirin e tmerrit në Siri

23.08.2016 15:33:19

Imazhi i pesëvjeçarit sirian Omran Daqneesh nga Aleppo është bërë së fundmi simbol i vuajtjeve të fëmijëve në luftën e Sirisë. Së bashku me motrën e tij ai, pas një sulmi ajror ishte fotografuar në një ambulancë.

Ai ishte shumë i qetë, sa që të gjithë i kishte befasuar, pavarësisht se fytyra e tij ishte mbuluar me pluhur dhe gjak.

Por siç shkruajnë mediat e huaja, shqetësimi i madh për Omran nuk duhet të errësojë faktin se çdo ditë ekzistojnë “dhjetëra Omran” në Siri.

Dhe për të “argumentuar” këtë janë publikuar fotografitë e 15 sirianëve të vegjël, shumica e të cilëve në gjendje të rëndë. /Telegrafi/

q1

q2

q3

q4

q5

q6

q7

q8

q9

q10

q11

q12

q13

q14

q15