Njësitë e kërkim shpëtimit kanë gjetur mesditën e kësaj të hëne trupin e pajetë të policit të zhdukur në lumin Lepenc, Armend Trena.
Sipas raportimeve, trupi i pajetë i policit Armend Trena, u gjet sot në orën 15.40 në kilometrin e gjashtë në hyrje të Hanit të Elezit, thuhet në komunikatën e dërguar nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në kërkim të trupit të zhdukur të policit ishin angazhuar ekipe të pjesëtarëve të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe AME-së.






































