Gjendet trupi i Armend Trenës në Lepenc

07.05.2018 17:28:09
Është gjetur edhe trupi i policit të dytë në lumin Lepenc.

Armend Trena është gjetur para disa minutësh në këtë lumë, ku kishte qenë i zhdukur për më shumë se një javë.

Gjetejen e Trenës e ka konfirmuar për lajmi.net edhe kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma.

Trena bashkë me Malsor Dashin ishin aksidentuar para gati 10 ditësh në rrugën Kaçanik-Han i Elezit.